Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Taulant Balla gënjeu. Deputetja holandeze Van Toorenburg: “Nuk e njoh Lulzim Bashën”

Nga 27.al 0

Në përpjekje për të minimizuar dëmin ndaj reputacionit të qeverisë dhe të vendit, të shkaktuar nga vendimi i Parlamentit holandez, që i kërkoi qeverisë holandeze të kërkojë nisjen e procedurës për kthimin e vizave për shqiptarët, qeveria e Kryeministrit Rama filloi dje një sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës nga katër deputetët që propozuan mocionin, kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.

Deputeti Taulant Balla, kryetari grupit parlamentar socialist, tha se Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët përdorin çdo mjet për të denigruar kombin shqiptar. […] Basha lobon për këtë në Holandë”.

exit.al kontaktoi deputeten holandeze Van Toorenburg dhe e pyeti nëse pretendimi i qeverisë shqiptare se ajo ishte mikeshë e Lulzim Bashës është i vërtetë. Në përgjigjen e saj, Van Toorenburg deklaroi:

“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë.”

/exit.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej