Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Tani bota është më e mirë/ Doktori u pajtua me Fevzon

Nga 27-shi 0

Tashmë, në këto ditë të zeza që po kalon njerëzimi, më në fund mbërriti një lajm i mirë. Pikërisht, në vigjilje të festës së bektashinjve, mësohet se është vendosur paqja pas pesë vjetësh mes doktorit dhe Fevziut. Pesë vjet idhnim që sosën. Tani, njerëzimi pret që shkrirja e akujve të ngjajë dhe në studion e “Opinion”.

Kjo paqe është ogur dhe për konflikte të tjera nëpër botë si ftohja mes Theresa May dhe Vladimir Putin, apo takimi që pritet mes Donald Trump dhe Kim Jong-Un. Në Tiranë krushqit u shkrinë, duke ju çelur udhën personaliteteve të tjera botërore që të gjejnë mirëkuptim. Njerëzimi ka shumë nevojë për paqe. Ky mund të jetë mesazhi i kësaj kokëpjekje të shumëpritur që qysh sot hyri në histori.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej