Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Taksat dhe tarifat e bashkive do të rriten sërish me 2017

Nga Skenderi 0

Qeveria ka sinjalizuar një rritje të mëtejshme të tarifave dhe taksave të pushtetit vendor. Gjatë hartimit të projektbuxhetit 2017, Ministria e Financave ka parashikuar që të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2017, parashikohen të jenë rreth 6.2 për qind më të larta se ato të vitit 2016, ose 900 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Sipas Ministrisë së Financave kjo rritje e të ardhurave do të vazhdojë si rrjedhojë e reformimit të tarifave të shërbimeve publike, ndarjes më të drejtë dhe transparente të financave për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmirësimit të vazhdueshëm të skemës së financimit të funksioneve të veta si dhe krijimit të kadastrës fiskale.

Pas heqjes së taksës mbi biznesit e vogël, poltika fiskale e bashkive është deformuar duke rritur jashtë llogjike tarifat për shërbimet.

Të ardhurat totale të pushtetit vendor për 9 mujorin e vitit 2016 janë realizuar në rreth 10.6 miliardë lekë ndërsa për 9 mujorin 2015 janë realizuar rreth 9.4 miliardë lekë, me një rritje të të ardhurave të pushtetit vendor me 1.2 miliardë lekë.

Të ardhurat nga taksa mbi pasurinë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të pushtetit vendor. Për 9 mujorin 2016 kjo taksë është mbledhur në vlerën rreth 4.4 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se 9 mujori i një viti më parë e cila arrin në vlerën e rreth 3.2 miliardë lekë. Parë në këndvështrimin e angazhimit kjo tregon që për njësitë e vetëqeverisjes vendore rritja me 40% e mbledhshmërisë së kësaj takse në raport me një vit më parë.

Të ardhurat nga taksa mbi biznesin e vogël kanë një rënie krahasuar më një vit më parë. Paraqitur në vlera konkrete të këtyre të ardhurave për 9 mujorin e vitit 2016, kjo taksë ka siguruar të ardhura rreth 565 milionë lekë, ndryshe nga e njëjta periudhë e një viti më parë e cila ishte rreth 1.7 miliardë lekë, pra me një diferencë prej afërsisht 1.1 miliardë lekë.

Kjo diferencë vjen si pasojë ndryshimeve të ndodhura në fundvitin e kaluar lidhur me këtë taksë. Subjektet me një xhiro nga 0-5 milionë lekë xhiro u është hequr detyrimi tatimor gjithashtu edhe tatimi i thjeshtuar i fitimit mbi biznesin e vogël është ulur me 2.5 pikë përqindjeje.

Të ardhurat nga taksat lokale të cilat përfshinë pjesën e taksave lokale të vendosura nga secila njësi e vetëqeverisjes vendore rezultojnë me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Për 9 mujorin e vitit 2016 kjo taksë është mbledhur në shumën rreth 5.7 miliardë lekë, pra rreth 1.1 miliardë.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>