Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Takohen negociatorët Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi

Nga Loneta 0

Pas shumë negociatash, ftesash dhe kundërpërgjigjesh, takohen negociatorët e dy partive politike, PS e PD. Ata janë Taulant Balla nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD, dy kontribues të reformës në drejtësi. Sipas burimeve, Bylykbashi ka kërkuar krijimin e qeverisë teknike.

Dy negociatorët synojnë të zgjidhin ngërçin politik dhe t’i afrojnë liderët Rama dhe Basha në një tryezë dialogu. Liderët kanë shprehur vullnetin për dialog, por deri tani askush nuk është ulur në tryezën e negociatave duke ia pasuar përgjegjësinë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se sot pas takimit Rama-Meta, dy liderët vendosën t’i drejtohen ndërkombëtarëve të PPE-së por para se të shkojnë aty, po provojnë ta zgjidhin mes tyre krizën politike që po mban pezull fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej