Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Takimi me Christina Markwalder/ Meta fton bizneset zvicerane të investojnë në Shqipëri

Nga Ejona 0

meta

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten e Këshillit Kombëtarë të konfederatës së Zvicrës, Christina Markwalder Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ftoi bizneset zvicerane, të investojnë në Shqipëri. Sipas Metës reforma në drejtësi do të japë impakt pozitiv dhe në klimën e të bërit biznes.

Sakaq Markwalder u shpreh se nga vizita e saj  e fundit në Shqipëri në vitin 2005, sheh një zhvillim të madh dhe konsolidim të institucioneve demokratike si dhe vuri theksin në interesin për bashkëpunim mes dy parlamenteve.

Ilir Meta: Ne vlerësojmë shumë rolin e Kooperacionit Zviceran përmes asistencës shumë dimensionale që ofron në Shqipëri, asistencë të cilën ne e çmojmë jashtëzakonisht, sidomos në drejtim të projekteve të fuqizimit të qeverisjes vendore, të forcimit të shoqërisë civile dhe mjaft drejtime të tjera.

Christina Markëalder: “Eshtë në interesin e Zvicrës të shohim Shqipërinë dhe gjithë rajonin e zhvilluar. Përshendesim rolin e Shqipërisë për një rajon të stabilizuar , ndaj interesohemi të shohim dy parlamentet të forcojnë  bashkëpunimin”  

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>