Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Takimi Llalla-Kessler si kërcënim për Romana Vllahutin

Nga Media 0

 

Prokurori i Përgjithshëm, takohet në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së hetimit për mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u takua sot në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Europiane e Anti-Mashtrimit (OLAF), z. Giovanni Kessler të Komisionit Europian. Përmes një njoftimi për mediat, temë e diskutimit ka qënë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.  Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Llalla, informoi zotin Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye- theksoi Prokurori i Përgjithshëm- përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë. Në njoftim dallohet qartë nënvizimi i tekstit të deklaratës kur sqarohet misioni i kësaj drejtorie e cila lidhet me hetimin e mashtyrimit me fondet që bëjnë zyrtarët e BE-së në vendet ku operojnë.  “Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian”.

Takimi i Llallës me Kessler zhvillohet kërto ditë kur në mediat shqiptare janë publikuar disa akuza drejtuar ambasadores së BE-së Romana Vllahutin,  për abuzime me fondet e BE-së. Burime pranë prokurorisë thonë se ka një dosje hetimi për abiuzime me fondet e BE-së në Shqipëri, për të cilën mund të jetë diskutuar sot në takimin e LLallës me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Europiane e Anti-Mashtrimit (OLAF), z. Giovanni Kessler.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej