Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Takimi me kryetarët e bashkive, Rama: Tregjet informale funksionojnë me lejen tuaj

Nga Ejona 0

Qeveria shqiptare ka nisur një operacion të gjerë kundër tregjeve informale  të gjëse së gjallë

Në një takim me kryetarët e bashkive kryeministri Edi Rama i ka akuzuar  si përgjegjësit kryesorë për këtë situate alarmante. Për adresimin e kësaj situate Rama u shpreh se që nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatën veterinare, përndryshe do të sekuestrohen.

Rama: “Një pjesë e tyre janë deklaruar të mbyllura por nuk janë mbyllur, funksionojnë nën sytë tuaj me tolerancën tuaj dhe jashtë çdo lloj kujdesi minimal nga ana juaj për ti bllokuar. Aq më keq akoma ka disa bashki ku tregjet jo vetëm që janë çdo standardi, por bëjnë aktivitet të pa miratuara formalisht nga ju, dhe në dëm të përditshëm të higjinës të shëndetit të të drejtës së komuniteteve për t’i gëzuar këto standarde të higjinës dhe shëndetit.

Janë tregje pa asnjë lloj rrethimi sipas standardeve të kërkaura me hyrje dalje të pa kontrolluar. Shërbimi veterinar kryehet në mënyrë më diskretiduese, formalisht me korrupsion dhe pa bërë asnjë shërbim minimal disfinktimi.

Ne duam që kjo situatë të adresohet urgjent dhe duam që nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatën veterinare, përndryshe do të sekuestrohen. Për këtë do të keni mbështetjen edhe të policisë.  Për 2017 do të matrikullon kafshët që mbarshtrohen dhe ato që therren për mish dhe për pasojë nuk do të ketë shans të lëvizin kafshë të pamatrikulluara.”

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>