Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Takimi Basha-Danielson: Krimi dhe korrupsioni, rrezik për Shqipërinë

Nga Rexhina Biba 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti këtë të mërkurë në një takim drejtorin e Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielson, me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin e drogën, me zgjedhjet e lira dhe me dekriminalizimin.

Sipas një njoftimi të PD, Basha tha gjatë takimit se PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të saj.

Ndër shqetësimet e tjera të shprehur nga kreu i opozitës ishte edhe mungesa e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, një mungesë sipas tij e vullnetit për t’u ndarë me krimin dhe për të respektuar sundimin e ligjit.

Sfida më e madhe sot, vijoi ai, është garantimi i zgjedhjeve të lira në kushtet kur procesi zgjedhor kërcënohet nga droga me mbeshtetje qeveritare.

Basha dhe Danielson ndanë vlerësimin se vëmendja maksimale për çështjet e mprehta që po vuan vendi është e nje rëndësie kolosale në përballimin e këtyre sfidave.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>