Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Tahirit i ndalohet të dalë nga Shqipëria, zbulohen mesazhet e të shoqes me Sotën për ndërhyrje në tendera

Nga Media 0

Saimir Tahirit nuk i lejohet të udhëtojë jashtë Shqipërisë. Pas kërkesës së Prokurorisë mëngjesin e kësaj të marte, Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm.

Në vijim të hetimeve për dosjen “Sota”, Tahirit i ndalohet dalja jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.

Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë.

Ndaj Sajmir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What’sApp që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt.

 

Pak ditë më parë, Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej