Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Tahiri: Kush nuk do zgjedhje, kërkon të destabilizojë Shqipërinë

Nga Skenderi 0

“Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet”

Kryetari i Partisë Socialiste për kryeqytetin, Saimir Tahiri, tha sot se opozita nuk do zgjedhje pasi sepse kërkon destabilitet me qëllim që ta mbajnë peng Shqipërinë. Gjatë një takimi me të rinjtë eurosocialistë në Kamëz, Tahiri akuzoi Partinë Demokratike si faktor destabiliteti në vend. “Ka ca që nuk duan zgjedhje fare, sepse nuk duan të përballen me të vërtetat. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng Shqipërinë. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë gjyqtarët e korruptuar, sesa ju! Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë pushtetin e tyre, sesa pushtetin tuaj, pushtetin që ju takon ju.  Ka ca që nuk duan zgjedhje, se duan karrigen e tyre, nuk duan mirëqenie dhe punësim për ju. Por në 18 qershor këto rrugë do ndahen. Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm i bëri thirrje të rinjve të Kamzës të marrin në dorë fatin e tyre në mënyrë që të bëjmë të gjithë bashkë Shqipërinë që duam. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u shpreh optimist se të gjithë bashkë do të kthejnë faqen e historisë për Kamzën.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej