Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Tahiri kërcënon Ramën?

Nga Media 0

“Nuk keni parë gjë akoma!” Deri më sot kjo thënie lidhej vetëm me kryeministrin Edi Rama, si një refren i përsëritur që paralajmëronte shumëfishim të masave ndaj shkeljeve.

Por e thënë nga Saimir Tahiri, pikërisht pak minuta pasi Prokuroria ka kërkuar nga Kuvendi që ish-minsitrit t’i hiqet imuniteti për të bërë të mundur arrestimin e tij, sërish mendja shkon tek kreu i qeverisë.

A ishte kjo mënyra e Tahirit për të kërcënuar Ramën si të përfshirë në çështjen më të diksutuar të këtyre ditëve, ndërsa opozita po kërkon shkarkimin e kryeministrit?

I mbetet orëve në vazhdim që të na njohin me faktet që do implikojnë apo shfajësojnë Tahirin para opinionit publik dhe drejtësisë. Ndërsa ne na mbetet të presim se ç’kemi për të  parë akoma…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej