Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Tahiri flet përpara Këshillit të  Mandateve, me tone të larta pyet prokurorin

Nga Media 0

Pasi Prokuroria u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Këshiilit të Mandateve, fjalën e ka marrë ish-minsitri Saimir Tahiri.

Me tone të larta ish-ministri i Brendshëm i akuzuar për trafik droge me grupin “Habilaj”, i ka drejtuar disa pyetje prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj.

Tahiri: Kam disa pyetjet për prokurorët për t’u qartësuar. E para, ju thatë që nuk është referuar materiali për Habilajn kur unë isha ministër. Jam i saktë?
A keni dijeni që më 11 shtator 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm pas akuzave për përfshirjen e makinës sime në trafik droge dhe kam kërkuar hetim?

Prokurori: Nuk mund të flasim për të gjitha lëvizjet e tua politike, pyetjet janë teknike.

Tahiri: Jam këtu vetëm për të vërtetën. Më thoni nëse keni dijeni për këtë?

Imeraj: Ne nuk merremi me deklarata politike.

Tahiri: Keni dijeni se në 2015 unë kam shkruar te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime për trafik droge dhe kam kërkuar hetim dhe pas paraqitjes sime keni regjistruar ju procedimin penal me nr 1582 për këtë ceshtje që u mbyll në 29.12.2015, keni dijeni? Jeni në dijeni është hetuar për këtë çështje? Unë po them se kam ardhur vetë të hetoni, e dini këtë?

Hajdarmataj: Flas nga autoriteti i Prokurorisë për Krimet e Rënda…

Tahiri: Deklaratat publike për makinën time, kam kërkuar unë hetim, sapo thatë se s’ka referim nga policia. S’më duhet çfarë bën Policia. Kam ardhur e kam kërkuar hetim te ju e keni regjistruar procedim me nr. 1582.

Hajdarmataj: Po flasim për hetime të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, në gjithë regjistrat nuk ka material nga Policia e Shtetit, nga drejtoritë përkatëse të policisë për personat konkretë.

Tahiri: Po iu pyes për punën tuaj, dua përgjigje po ose jo. Keni dijeni që Prokuroria ka hetuar me procedim për makinë time nga Habilajt, me kërkesën time ju kam kërkuar të hetoni, po ose jo?

Hajdarmataj: Kemi dy orë e gjysmë që rrimë këtu e mund të na shpëtoje ndonjë…

Tahiri: A kam dalë me Artan Habilajn dhe të tjerë? Më sillni provat. Jeni të bindur e kjo konfirmohet nga TIMS apo po hamendësoni mbi datat?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej