Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Tahiri, deputeti i CDU: Jo mbrojtje politike, para ligjit të barabartë

Nga Klodiana 0

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei ka komentuar gjatë një deklarate për mediat çështjen “Tahiri”, ku  ka kërkuar që të mos ketë mbrojtje politike për zyrtarët e lartë.

Sipas tij, përpara ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë.

“Kam ndjekur çështjen Tahiri. Pikëpamja politike e këtij rasti është problem i madh që në parlament nuk iu hoq imuniteti pa diskutime të mëdha. Nuk duhet të ketë mbrojtje politike. Të gjithë përpara ligjit duhet të jenë të barabartë…fajësinë e vendosin gjyqtarët”, u shpreh Frei.

Sipas tij, grupi politik gjerman CDU/CSU ka formuluar dy kushte për Shqipërinë, dekriminalizimin dhe reformën zgjedhore. “CDU/CSU ka formuluar dy kushte te tjera: dekriminalizimin e politikes shqiptare dhe reformen e qendrueshme zgjedhore. Erdha të shoh sa punë është bërë në këtë drejtim“, tha ai.

Duke deklaruar se Berlini do shprehet pro çeljes së negociatave për Shqipërinë, ai tha se përpara Bundestagut gjerman duhen paraqitur prova bindëse në këtë funksion. Vettingut, por edhe reforma zgjedhore, përsëriti Frei, janë kushte për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej