Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Tahiri apel qytetarëve: Mbjellja e kanabisit nuk lufton varfërinë

Nga Skenderi 0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i bëri apel qytetarëve shqiptarë që të mos mbjellin kanabis, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të luftuar varfërinë.

Ministri i Brendshëm pranoi se Shqipëria ka një problem me kanabisin, por që qeveria po bën përpjekje që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë.

“Unë i kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë, i çon te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa rrënjë kanabis. Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita, por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërin.  I kuptoj qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i çon te puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbin, as i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar papunësinë”, deklaroi Tahiri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej