Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Tahiri-Alibeajt: Familjari yt ka bërë vrasje, do bëje ti burg?

Nga Klodiana 0

Saimir Tahiri ka shpërthyer kundër deputetit të PD Enkelejd Alibeaj, gjatë seancës së Këshillit të Mandateve, pasi ky i fundit iu drejtua pse nuk shkon në gjykatë kur thua se Prokuroria s’ka prova fajësimi për të. “Nëse s’ka prova, pse nuk shkon në gjykatë?”, iu drejtua Alibeaj, Tahirit.

Ish-ministri i Brendshëm tha se ai është i gatshëm të hetohet, por nuk mund të pranojë pranga politike në duar. Ai shtoi gjithashtu se “nuk rri në parti me vrasës dhe hajdutë”, duke iu referuar kryetarit të PD, Lulzim Basha për dosjen e Rrugës së Kombit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për Gërdecin.

Një familjar i joti ka vrarë një njeri, do pranoje ti të shkoje në burg? Jam gati të hetohem, të kontrolloni banesën time, por pranga politike në duart e mia nuk pranoj. Dhe kjo për standardin tim me ligjin, se po të jetë për t’u krahasuar unë me ju të gjithë bashkë, unë si ty që të rri në një parti me kriminelë nuk rri. Që të rri krah për krah me hajdutë, që shpëtojnë me raporte mjekësore si nxënës të klasës së parë, unë nuk rri me njerëz që kanë vrarë 26 veta në Gërdec”, iu drejtua Tahiri, deputetit të PD Enkelejd Alibeajt.

/Report tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej