Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Surpriza për heroin që shpëtoi 669 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore (video)

Nga Ejona 0

Lot dhe emocione në surprizën e heroit të qindra hebrenjve në genocidin e tmerrshëm në Luftën e Dytë Botërore, Nicholas Winton.

Ishte viti 1939, fillimi i Luftës së Dytë Botërore, kur një sipërmarrës i ri nga Britania, Nicholas Winton shpëtoi qindra hebrenj, mes tyre shumica fëmijë.

Winton rrezikoi jetën e tij për t’i transportuar plotë 669 hebrenj nga Çekosllovakia për në Britani. Qysh atëherë, ai si një hero i vërtetë, nuk e kishte bërë publik gjestin e tij të mrekullueshëm njerëzor, derisa gruaja e tij kishte zbuluar rregjistrat e atyre që i kishte shpëtuar në një kuti në papafingo.

Në vitin 1988 në një emision të quajtur “That’s Life!”, sir Nikolas-it iu bë një surprizë mjaft e bukur. Në audicion ishin ftuar disa nga personat që ai kishte shpëtuar gjatë luftës, por ai nuk ishte në dijeni për këtë gjë.

Në një moment moderatorja e emisionit i fton ata që të ngrihen në këmbë në shenjë falenderimi për heroin e tyre të fëmijërisë. Winton i mallëngjyer nga e gjithë atmosfera shpërthen në lot dhe falenderon pjesëmarrësit.

Nicholas Winton ndërroi jetë në korrik të vitit 2015. Ai është dekoruar si kalorës nga Mbretëresha Elizabeta II në vitin 2003, kurse në vitin 2014, Çekia e nderoi me çmimin e “Luanit të Bardhë”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej