Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Sulmohen dhunshëm 4 gra në Zvicër, i shpëtojnë shqiptarët

Nga Media 0

Katër gra kanë pre e dhunës barbare nga disa persona në rrugët e Gjenevës gjatë orëve të para të mëngjesit. Gratë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa njëra prej tyre ra edhe në gjendje kome. Mediat zvicerane shkruajnë se vetëm tre shqiptarë, të cilët kanë ndërhyrë guximshëm ndaj dhunuesve, i kanë shpëtuar gratë nga pasojat fatale të këtij sulmi.

Pas këtij sulmi policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të tre francezë të moshës 20-25 vjeç ndërsa prokurorja publike ka thënë se dhunuesit kanë qenë 6 shtetas, të gjithë persona me precedent penalë të mëparshëm.

Ngjarja
Natën e ngjarjes, gratë shkojnë në klubin ‘Le Petit Palace’ në zemër të Gjenevës. Ishte pas orës 03.00 të mëngjesit kur njërës prej tyre i afrohet një i huaj dhe ftohet për një pije. Gruaja e re e mban mend mirë këtë person, sepse krahun e kishte vënë mbi banak.

Megjithatë, ajo e refuzon ftesën kthehet në vallëzim me shoqet e saj. Aty, gjithashtu, një grua tjetër nga grupi ftohet nga një person tjetër.

Për grupin, mbrëmja përfundon pak më vonë në ‘Le Petit Palace’. Gratë ikin nga lokali ndërmjet orës 04.00-05.00 të mëngjesit dhe kanë dashur të kthehen në shtëpitë e tyre, kur atyre iu bashkua një grua tjetër e re që ishte e rrethuar me persona të panjohur dhe e sulmuar fizikisht. Shoqet nuk kanë ngurruar dhe kanë dashur ta zgjidhin konfliktin. Por papritur ata e gjejnë veten të përfshirë në një grindje të egër. Sipas deklaratave të grave dhënë policisë, ato papritmas sulmohen nga disa persona dhe rrihen me goditje e shqelma. Midis sulmuesve dyshohet se ka qenë edhe personi që e kishte vendosur krahun mbi banak.

Në fillim të kësaj jave, hetuesit kanë arritur t`i arrestojnë tre sulmuesit. Avokati i viktimave, Robert Assaël, është duke shpresuar se ndaj tyre do të shqiptohet ndonjë vendim i ashpër. “Ky është një sulm shumë i rëndë. Prandaj sulmuesit duhet të akuzohen për vrasje në tentativë”.

Ndërhyrja e shqiptarëve
Dhunës së të rinjve të identifikuar si francezë i janë përgjigjur tre shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë ndërhyrë duke shpëtuar gratë nga dhuna barbare. Ndërhyrja e shqiptarëve ka bërë që dhunuesit të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa grave iu është dhënë ndihma e parë me mbërritjen e policisë dhe ekipeve të urgjencës./Albinfo.ch.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej