Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sulmi në Sri Lanka/ Ish deputeti i PD-së: Krim që godet jo vetëm kristianët, por vlerat tona universale

Nga Ejona 0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar për sulmin terrorist ndaj besmimtarëve katoliokë të cilët po kremtonin festën e Pashkës në Sri Lanka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shpreh keqardhjen për viktimat dhe përbuzje ndaj terrorizmit dhe radikalizmit.

Ish deputeti tha se kjo ngjarje e rëndë terroriste godet jo vetëm kristianët, por njerëzimin mbarë dhe vlerat tona universale.

 “Te gjthe keqardhjen per viktimat e shumta sot ne Siri Lanka, perbuzjen e thelle ndaj terrorizmit e radikalizmit.

Nje krim monstruoz terrorist, mbi bazen e ekstremizmit, radikalizmit, fondamentalizmit, mire i organizuar e i gjere, kete dite te Pashkeve godet jo vetem kristianet, por njerezimin mbare, vlerat tona universale.

Mbi 150 te vrare ne Kisha e hotele te Siri Lankes nga struktura te tilla kriminale, qe perdorin emrin e Zotit e Fese, vecse per qellime nga me te errtat e antinjerezore.

Te tilla ngjarje konfirmojne te verteten, se beteja e madhe per paqe, demokraci, bashkejetese, plurikulture, liri e zhvillim nuk ka perfunduar e eshte akoma e hapur, pavaresisht se shpesh kamuflohet ne forma te ndryshme dhe e keqja tentohet te ofrohet e “sheqerosur”.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej