Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Sulm kamikaz në Bagdad, mbi 30 të vdekur

Nga Klodiana 0

Një sulm kamikaz ka tronditur Bagdadin duke shkaktuar  mbi 32 të vdekur  e duke plagosur mbi 60 të tjerë.

Shënjestra ishte një treg tejet i frekuentuar në veri të kryeqytetit irakian.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur shumë pelegrinë shiitë po marrin pjesë në ritualet përkujtimore të vrasjes së nipit të Profetit Muhamed, Huseinit në shekullin e 17.

Bëhet me dije se një kamikaz ka shpërthyer brezin me eksploziv që mbante në trup kur i është afruar një tendë me pelegrinë në kohën e drekës.

ISIS-i e ka ripërtërirë ketë vit fushatën e bombardimeve në Bagdad duke vrarë me qindra vetë. Veprimet e Shtetit Islamik shihen si përgjigje ndaj faktit që grupi ekstremist ka humbur kohët e fundit një pjesë të territoreve të pushtuara prej tij në Irak.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej