Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Sulm me armë në Gjermani, plagoset fubollisti, vdes halla e tij

Nga Rexhina Biba 0

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një dyqan në Wiesbaden.

DW raporton se bëhet fjalë për mbrojtësin e Dynamo Dresden, Marc Wachs, i cili ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë, nga i cili mbeti e vdekur halla e tij dhe u plagos burri i hallës.

Policia gjermane the se motivi i këtij sulmi është ende i panjohur, ndërsa nuk dihet as identiteti i autorit.

Futbollisti 21-vjeçar Marc Wachs është  derguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të prekur thellë. E gjithë familja e Dynamos qëndron krahë Markut dhe familjes së tij “, ka thënë drejtori sportiv i Dresden, Ralf Minge, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej