Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Sulejman Starova, trajneri i ri i Partizanit/ Largohet Sormani

Nga Klodiana 0

Largohet nga pankina e Partizanit trajneri Adolfo Sormani. Lajmi e ka bërë publik vetë klubi kryeqytetas në faqen zyrtare të internetit. 

“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova”, thekson Partizani.

Vetëm pas  2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në stolin e skuadrës, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Champions League. Ish-trajneri, drejtori, këshilltari Sulejman Starova merr frenat e “demave” në vazhdim.
Pikërisht sot mësohet të jetë shtyrë edhe ndeshja mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej