Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Suedi, njerëz të maskuar djegin afro 100 makina

Nga Klodiana 0

Në qytete të ndryshme të Suedisë nga persona të maskuar janë djegur 97 automjete, Sipas lajmit të televizionit shtetëror SVT të Suedisë mësohet se në rajonet Frolunda dhe Hjallbo të qytetit Goteborg janë djegur 80 automjete, në rajonin Skarhalmen të kryeqytetit Stockholm 7, në qytetin Uppsala 6, në Malmo dhe Helsingborg nga 2 automjete.

Claes Dahlstrom, nga drejtoria e policisë së Goteborg duke folur për SVT tha se për shkak të ngjarjeve të zjarrvenieve janë dërguar përforcime të shumta policore dhe mjete të zjarrfikëseve.

Duke bërë të ditur se automjetet janë djegur nga të rinj të maskuar, Dahlstrom u shpreh se pranë mjeteve kanë gjetur gurë dhe lëndë të gatshme për të shpërthyer.

Ai ka theksuar se nga ngjarjet nuk ka të plagosur dhe se kanë nisur operacionet për të kapur agresorët.

Ndërkohë, kryeministri Stefan Löfven ka shprehur keqardhje për ngjarjet. “Keni djegur të ardhmen tuaj. Keni djegur të ardhmen e familjeve tuaja dhe të të gjithë fqinjëve tuaj. Populli duhet të reagojë ndaj kësaj dhe nuk duhet të lejojë ngjarje të tilla”, tha Löfven.

Më tej Lofven ka shtuar se ngjarjet e zjarrvënieve në qytete të ndryshme mund të jenë një sulm i organizuar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej