Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Studiuesja amerikane: Rrëzimi i Teatrit akt korruptiv, ligji dhunon Kushtetutën

Nga Media 0

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme , tha ajo. Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të.”, tha dr. Lori Amy.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej