Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Studentja vetëhelmohet me fostoksinë në “Qytetin Studenti”

Nga Klodiana 0

Një 21-vjeçare është vetvrarë duke u vetëhelmuar me fostoksinë.Ngjarja ka ndodhur në “Qytetin Studenti” pasditen e ditës së djeshme.

Bëhet me dije se viktima është 21-vjeçarja me inicialet A.D nga Fieri.

Një dëshmitare okulare në vendngjarje bën me dije se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Ndërkohë që po e hipnin në ambulancë tashmë pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit “ku ishe!!! ku ishe !!!! sa herë ti kam rënë telefonit”, – tregon dëshmitarja okulare për Jetaoshqef.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej