Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Studenti nxirret jashtë nga takimi me Kryeministrin: Salla është mbushur me FRESSH-istë

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë të papritur në qytetin e Elbasanit, ku ka kryer një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve. Ndërsa po zhvillon takim me disa studentë, me në qendër “Paktin për Universitetin”.

Por, ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini po prezantojnë “Paktin për Universitetin”, një student është nxjerrë nga ky takim, me pretendimin se nuk ishte në listë.

Studenti u shpreh në një dalje për mediat se ai nuk u lejua brenda, ndonëse emri i tij ishte në listë.

“30% ishin studentë të konvikteve dhe 70% ishin të tjerë”, tha studenti, ndërsa shtoi se në sallë janë lejuar të hynë FRESSH-istët.

Kujtojmë se Kryeministri u prit me protesta në hyrje të godinës ku po zhvillohet takimi.

Por, kryeministri është pritur nga disa studentë me protesta, të cilët kanë shpalosur parrulla kundër “Paktit për Universitetin”, i cili është propozuar nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e tyre.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej