Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Studentët e Shkodrës : S’bëhemi palë me ministren, por as rektori s’e ka të gjatë

Nga Media 0

Studentët e Shkodrës kanë bindjen se nëse merr fund kjo protestë e studentëve, mundësia për të kërkuar të drejtat e tyre do të dojë dekada të vijë. Ndaj instistojnë në vijimin e bojkotit.

Duke folur një studente e Infermierisë, thotë se VKM nga qeveria Rama dolën sa për tu mbyllur gojën por asgjë nuk ka ndryshuar.

Studentja: Gjysma e infermierëve janë futur me 5000 mijë euro dhe janë si kukulla tek teatri që komandohen nga një person sipër tyre. E dimë shumë mirë si jemi ne si Shqipëri. Nuk duam të ndryshojmë kryeministrin, ministrat, nuk na intereson. Dua të ndryshohet mënyra sesi jepet mësim, kushtet e mësim-dhënies dhe mësim-marrjes, se ka dy faktorë. Jemi të gjithë këtu me xhupa në vend që të jemi me mëngë të shkurtra, siç i ka gjithë Evropa. Kushtet i kemi, thjesht lekët po vidhen edhe ne po qëndrojmë në këto kushte. Nuk e di përse gjithmonë duhet të shtypemi për të vendosur, të shkojmë në shkollë dhe pastaj ai të dali e të japë një vendim tjetër. 

Sikur u dhanë vendimet e para, thjesht për të na mbyllur gojën. U mbyll ligji me një VKM. Jam e Infermierisë por kam aq tru sa të them që një ligj nuk hidhet poshtë me një VKM. Nëse ne e shuajmë protestën sot nuk ka kuptim të ngrihemi, do rrimë dhe nja 30 vite të tjera këtu. Edhe pse nuk dua ta pranoj, përsa i përket arsimit edhe pse ish-ministrja tha se ka bërë shumë, ka punuar mirë, në të vërtetë s’ka punuar fare. Sepse e dimë shumë mirë që ligji për arsimin e ka bërë në një vend që nuk është i përshtatshëm për këtë fakultet, për këto pedagogë. Nuk mund të bësh ligje eksperimentuese.

Studentja u ndal edhe tek ikja me protestë e Ministres Shahini një ditë më parë.

Studentja: Ne nuk jemi as pushtues, as armiku i ministres. Ndoshta ndonjëri prej nesh është edhe me ministren. Thellë-thellë brenda vetës mund të jetë me të edhe pse ka kundërshtim për ligje, nene. Ama ne nuk do e vrisnim. Të dilte të thoshte se unë nuk dua kamera ose unë dua kamera, apo dua të bëj një bashkëbisedim me jo por jo të nxirrte rektorin dhe ai të thoshte: Kamerat jashtë. Jo, nuk duam të bëhemi palë sepse e dimë shumë mirë se çfarë përdoret në Shqipëri për të hedhur poshtë një mund, që kemi dy javë të ngujuar, që pjesa më e madhe e studentëve ka marrë ftohje në këto kushte që po rrimë dhe të bëhemi palë me ministren, me ata që na janë kundërvënë dhe në fund ta humbim këtë luftë. Nuk jemi këtu për të na mbyllur gojën.

Një paralajmërim pati edhe për Rektorin e Universitetit të Shkodrës, që sipas saj me këtë qasje ndaj studentëve nuk e ka  të gjatë.

Studentja: Rektori ka zgjedhur që të na hedhë balë, të mbyllë gojë. Bravo i qoftë, nuk e ka të gjatë sepse studentët shikojnë lajmet, na shikojnë neve që po vuajmë. Nuk e ka të gjatë me këtë mënyrë që ka zgjedhur. Do ishte më i ndershëm dhe më i saktë në momentin që do kishte zgjedhur të drejtën. Ke ftohtë ti? Po. Bëj vrap rreth e rrotull, i ri je, mblidhi forcat dhe je super okay. Më falni ku jemi duke jetuar? Ne themi se e kemi hequr komunizmin dhe jemi në demokraci por sinqerisht unë mendoj se jemi më keq se komunizmi. Të paktën në komunizëm nuk kishte luftë karrigesh, këtu ka luftë karrigesh. 

Këtu një person që deri dje mbështetës i flaktë i joni, i kauzës sonë, jo mua se unë nuk kam nevojë për mbështetje, kam nënën dhe babin tek shtëpia. Ishte mbështetës i flaktë i kauzës, i qëllimeve tona të përbashkëta dhe vjen një moment hanë presionin, hanë mënyrat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që përdor rektori e vjen e thotë përballë kamerave dhe nesh si studentë, na pështyjnë në fytyrë dhe na thotë: Çfarë doni ju këtu në ngujim? Ne duam mësim, unë duam mësim sepse Xhoenda është me PS, Stantiljano është me PDNJ, ai tjetri është me LSI, kurse tjetrin e kanë paguar dhe tjetri ka ngrënë me drejtorin e KESH-it dhe tjetri me deputetin e PD.

http://www.oranews.tv/article/studentet-e-shkodres-sbehemi-pale-me-ministren-por-rektori-se-ka-te-gjate?fbclid=IwAR3hYKFMcjyZ__-qsoaozCKNuUMT3A8jCDIXFt0xw3XIoEWjckIxCpE5Pq8#.XFWpqMfBhYM.facebook

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej