Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Studentët bojkotojnë, Rama: Prindërit po ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit

Nga Media 0

Studentët vijojnë bojkotin. Studentët e Juridikut kanë bllokuar sot hyrjen e fakultetit me karrige e tavolina, duke u ngujuar brenda ambienteve të universitetit. Kjo formë e re bojkoti parashikohet të aplikohet edhe në universitete të tjera, ndërkohë që kreu i qeverisë deklaron se prindërit po ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Ai thekson se pas këtyre aksioneve, fshihen qëndrime politike.

Rama ka publikur tre statuse e të njëpasnjëshme në Twitter, ku ka shkruar:

1/U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.

2/Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student.

3/Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave. ne do shkojmë së bashku përpara.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej