Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Studentet amerikane në Firence gatuajnë makaronat pa ujë, i vënë flakën kuzhinës

Nga Media 1

Makaronat cilësohen si një nga recetat më të thjeshta dhe të lehta për t’i gatuar, por për tri studente amerikane në Itali është krejt ndryshe.

Vajzat 20-vjeçare, që jetonin në një apartament të marrë me qira në qytetin e Firences vendosën të gatuajnë makarona, por harruan një detaj shumë të rëndësishëm: ujin.

Për pasojë kuzhina ka marrë flakë, ndërsa i gjithë pallati ka rrezikuar të digjet, Tragjedia është shmangur por dëshmia e vajzave e ka bërë edhe më qesharake këtë situatë.

“Vendosëm të gatuanim makarona, por nuk e dinim që ato bëheshin pa ujë”, deklaruan ato.

Loading...

Komente (1)

  1. Ka shumë gjëra që edhe ky më duket si vëlla binjak me Ramën, Berishën dhe gjithë sojin që frekuenton. Delirant, populist, demagog, ekstremist, injorant, fodull , gjitholog, agresiv, denigrues. Ndofta Rama është superior ndaj Lubonjës dhe Berishës pikërisht tek hakmarrja primitive dhe denigruese që i karakterizon këta të dy, që po dekompozohen duke u përlyer me jashtëqitjet e tyre. Sa për Rusinë mendoj që Shqipëria nuk do kishte guxuar kurrë, pa imponimin e Amerikës, të dëbonte diplomatë rusë. Vendi më i madh i botës, Rusia, është një kafshatë e madhe edhe për Amerikën, jo më për vendin më të varfër të Europës. Edhe rusët janë aq të zgjuar sa ta kuptojnë dinamikën. Ndofta ajo që duhet të kuptojnë më mirë është që asnjë qeveri shqiptare nuk ka pse sakrifikon qoftë edhe një fjalë kundër kërkesave amerikane, kur rusët janë kundërshtarët më të flaktë të pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithsi. Në çdo qëndrim rus, qeveritar dhe joqeveritar, shqiptarët shihen si një rrezik, diabolizohen dhe legalizohet dhuna dhe genocidi ndaj shqiptarëve, duke viktimizuar qëllimisht serbët apo xhelatët e rradhës. Kështu që më duket se nëse të gjithë vendet e NATOS kanë dëbuar diplomatë rusë, Shqipëria ishte edhe më e motivuar se të tjerët.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej