Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Stresi më i madh i një gruaje të martuar është burri i saj

Nga Media 0

Jo, nuk je e çmendur apo e ekzagjeruar. Nëse mendon se yt shoq të streson më shumë se punët e shtëpisë, fëmijët, apo puna, ke shumë të drejtë.

Këtë e tregon një studim shkencor dhe ju rrëfejmë të gjitha detajet, në mënyrë që të jeni të ndërgjegjshme.

Kohët e fundit, në SHBA është kryer një studim mbi 7000 nëna dhe 46% e tyre deklaruan se bashkëshortët e tyre u shkaktojnë më shumë stres se fëmijët apo punët e shtëpisë.

Stresi krijohet sepse pjesa më e madhe e bashkëshortëve nuk ndihmon në edukimin e fëmijëve apo në punët e shtëpisë, gjë që çon në një impenjim të dyfishtë për gruan.

Edhe pse jo të gjithë burrat janë njësoj dhe ka raste ku ndihmojnë në shtëpi, ka një përqindje të madhe, sipas këtij sondazhi që bëhen nëj barrë shumë afatgjatë.

Kjo, pasi gratë presin që burrat t’i ndihmojnë në mënyrë active për të pastruar shtëpinë, të gatuajnë diçka, apo edhe thjesht duke mbajtur të vegjlit në shtëpi.

Me siguri, nëse bashkëshorti yt i përket kësaj përqindjeje dhe ndihesh që gjen veten në këtë artikull, është koha që ti të flasësh me të dhe të stabilizosh prioritetet, në mënyrë që edhe ai të marrë pjesë në aktivitetet e përditshme dhe të mos kthehet në një barrë për ty./oranwes

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej