Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Strakosha: As vetë nuk gëzova aq shumë sa bërtiti babai, hera e parë që i dëgjova këshillat e tij

Nga Klodiana 0

Portieri i Lacios dhe kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, tregon se as ai vetë nuk u gëzua aq shumë sa babai i tij, Foto, pas penalltisë së pritur ndaj Dibalës.

Në një intervistë të dhënë Strakosha tha se ishte hera e parë që dëgjoi këshillat e të atit.

Keni gëzuar shumë pas pritjes së penalltisë së Dibalës, kaq i veçantë ishte ky moment?
Strakosha: Nuk mund t’i shpjegoj emocionet që kisha pas asaj ndeshjeje. Të presësh penallti në sekondat e fundit është diçka fantastike, aq më tepër që morëm edhe fitoren me përmbysje.
Kush të uroi i pari pas ndeshjes?
Strakosha: Urimet e para i mora direkt nga familja. Aq sa ka bërtitur babai, nuk kam gëzuar as vetë.

Është e vërtetë që Foto të ka këshilluar për pritjen e penalltisë?
Strakosha: Babi më ka këshilluar gjithmonë por nuk e kam dëgjuar. Një herë që e dëgjova, më shkoi mirë, sepse i prita penalltinë Dibalës dhe i dhashë fitoren ekipit.

Sa larg mund të shkojë Lacio këtë vit?
Strakosha: Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Edhe në aspektin personal, pres që të rritem akoma më shumë.

Një ish portier i Juventusit, i ka këshilluar bardhezinjve emrin tuaj si pasardhës i Bufon. Do të të pëlqente një transferim te bardhezinjtë?
Strakosha: Nuk di gjë për interesimin e Juventusit, por jam shumë i lumtur te Lacio. Kam besimin e trajnerit, të drejtorit dhe gjithë klubit dhe dua të qëndroj gjatë këtu.

/PanoramaSport/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej