Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Strakosha portieri më i mirë i Serisë A

Nga Klodiana 0

Thomas Strakosha është një nga portierët e momentit. Jo vetëm pritja e penalltisë ndaj Dibalës, por edhe paraqitja e tij gjatë gjithë ndeshjes, apo edhe në ndeshjet e tjera me Lacion e kanë bërë atë që të lakohet si një nga gardianët që po shkëlqen në Serinë A.

Së fundmi, në mediat italiane është publikuar një tjetër tabelë statistikore, e cila e nxjerr portierin e Kombëtares si gardianin më efektiv në Serinë A. Në bazë të statistikave për pritjet që bën çdo portier në raport me goditjet që merr në kuadrat skuadra e tij, Thomas Strakosha është në krye të listës, duke “u lënë targën” të gjithë portierëve të tjerë.

Renditja

Thomas Strakosha ka edhe një të dhënë statistikore që e rendit mes më të mirëve në rolin e tij sa i përket Serisë A. Në fakt, portieri shqiptar ndal një në çdo tri goditje në drejtim të portës, me një mesatare gati prej 33%. Pas tij vjen Puxhoni i Sampdorias me një goditje të ndaluar në çdo 3.3 goditje në drejtim të kuadratit. Me një mesatare prej 1 në 3.5 mbyll podiumin Perin i Xhenoas.

Këto rezultate në dukje të vogla janë një tjetër sinjal për ecurinë e numri 1 të Lacios mes “zanatçinjve” të shtyllave në Itali. Gardiani tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, ka arritur të lërë pas tij në renditje portierin e Milanit, Donaruma dhe atë të Juventusit, Xhanluixhi Bufon.

portieret

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej