Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Strakosha, pasardhës i Buffonit

Nga Media 0

Thomas Strakosha është portieri i padiskutueshëm te skuadra italiane e Lazios. Kjo ka bërë që në saje të paraqitjeve të mira me lacialët edhe të merr komplimente pozitive dhe të konsiderohet si lojtar i ardhshëm i kampionit italian.

Në fakt, Pietro Anastasi, legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane, mendon se portieri shqiptar mund të jetë pasardhësi ideal i Gianluiggi Buffonit. Ish-sulmuesi i njohur italian, në një intervistë të dhënë për “Radio Incontro Olympia”, ka pohuar se Strakosha është një ndër portierët më të talentuar dhe se torinezët duhej ta monitoronin me kujdes zhvillimin te Lazio.

Buffon nuk ka reflekset e një të riu. Por mbetet gjithsesi një nga futbollistët më të mirë në qarkullim. Në sezonin e ardhshëm do të ketë një pasardhës te Juventusi”, tha Anastasi. “Strakosha ka arritur të nxjerrë në pah mjaft mirë vlerat, duke zhvilluar ndeshje të mëdha. Nëse do të isha Juventusi, unë do ta vendosja nën vëzhgim atë. Ata të aftët duhet t’i blejnë”, tha duke qeshur ish-kapiteni i Juventusit, i cili shkëlqeu në vitet ’60-’70 me fanellën bardhezi. Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 28 paraqitje për ekipin e Serie A dhe vetëm herë ka mbrojtur portën e kuqezinjve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej