Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Stërvitja kur jeni të inatosur, shkakton atak në zemër

Nga Rexhina Biba 0

Stërvitja kur jeni i inatosur mund të shkaktojë atak në zemër, sugjeron një studim i ri, i publikuar tek revista Circulation.

Në studim u përfshinë gati 12500 pacientë që kishin pësuar atak në zemër. Të gjithë këta pacientë u pyetën se çfarë po bënin gjatë kohës që pësuan atak. Ata treguan gjithashtu gjendjen emocionale dhe aktivitetet që kishin kryer një ditë para atakut.

Rezultoi që pacientët kishin qenë duke bërë stërvitje dhe ishin më shumë të inatosur në momentin kur kanë pësuar atak në zemër sesa një ditë më parë.

Pasi analizuan të dhënat, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se të qenit i inatosur dyfishon rrezikun për të pësuar atak në zemër – e njëjta gjë vlen edhe për stërvitjen.

Por, nëse stërviteni ndërkohë që jeni të inatosur, rreziku trefishohet, thonë hulumtuesit shkencorë.

Pse ndodh kjo? “Stërvitja intensive dhe xhindosja shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut”, thotë autori kryesor i studimit, Andrew Smyth. Si rezultat, enët e kanë më të vështirë të dërgojnë mjaftueshëm gjak në zemër dhe kjo e fundit nuk mund të marrë oksigjenin që i nevojitet. Kështu shkaktohet ataku në zemër.

Ndërkohë që këto rezultate janë të frikshme, duhet të theksohet se ndodh rrallë që meshkujt e shëndetshëm nën moshën 60 vjeç të pësojnë atak në zemër. Vetëm 3% e meshkujve nga 20-39 vjeç dhe 3.3% e meshkujve të moshës 40-59 vjeç kanë përjetuar një të tillë, sipas një raporti të 2016-ës nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Nëse jeni në këtë grup dhe nuk keni probleme me zemrën, mund të bëni stërvitje edhe kur jeni pak të acaruar. Përfitimet e aktivitetit fizik, si largimi i stresit dhe përmirësimi i shëndetit të përgjithshëm të zemrës, e tejkalojnë rrezikun për atak në zemër tek djemtë e rinj dhe të shëndetshëm.

Burrat mbi 60 vjeç duhet të tregojnë më shumë kujdes, pasi rreziku për të pësuar atak në zemër është më i lartë. Më shumë se 10% e meshkujve të moshës nga 60-79 vjeç kanë përjetuar një të tillë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

E njëjta gjë vlen për meshkujt mbipeshë, që kanë tension të lartë të gjakut ose ata që kanë një histori familjare të problemeve në zemër.

 /albeu.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>