Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Stadium i ri për Kukësin, Gjici: Investim përgjysmë me qeverinë

Nga Klodiana 0

Kukësit do t’i dhurohet një stadium i ri nga Qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Presidenti i skuadrës kampione të Shqipërisë, Safet Gjici tregon rreth projektit të rikonstruksionit të stadiumit, i cili kap shifrën e 5 milionë eurove, për një kapacitet prej rreth 10.000 vendesh.

“Rikonstruksionin na e ka pranuar edhe kryeministri Rama, e ky do të jetë një investim gjysmë për gjysmë i Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi e meriton këtë gjë, pas sukseseve në kampionatin shqiptar dhe atë europian, mbi të gjitha duke luajtur pastër”, tha Safet Gjici.

Aktualisht, stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” nuk plotëson asnjë kriter për zhvillime ndeshjesh ndërkombëtare, por sipas Gjicit, gjithçka me projektin e ri mund të fillojë në mbyllje të këtij sezoni, për t’u mbyllur në fillim të sezonit 2019-2020.

Ndërkohë, sa i përket ngjarjes së ditëve të fundit, ku UEFA rrezikon të përjashtojë Skënderbeun për 10 vite, pasi e dyshon për implikim në ndeshje të dyshuara si të paracaktuara, Gjici thekson:

“Neve nuk duhet të na bëhet qejfi se po dënohet një ekip shqiptar. Këtu jemi rivalë, por në arenën ndërkombëtare duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. Por, nëse e ka merituar, është çështje tjetër pastaj”.

http://top-channel.tv/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej