Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

“Sports Illustrated”: LeBron James, sportisti i vitit

Nga Klodiana 0

Basketbollisti i NBA, LeBron James nderohet me trofeun e sportistit më të mirë të vitit 2016, një çmim i akorduar nga revista “Sports Illustrated”.

Ky çmim shkon për të madhin Muhammad Ali, Bill Russell, Jim Brown, Kareem Abdul Jabbar. Sot jemi këtu falë ketyre zotërinjve. Ata bënë atë që duhej për të përjetuar një mbrëmje si kjo në Bruklin, ku afroamerikanët, amerikanët e bardhë, meksikanët apo ata nga Republika Domenikane mund të qëndrojnë së bashku në të njëjtën dhomë. Kjo është një mbrëmje e pabesueshme jo vetëm për sportin, por edhe për jetën”, tha James.

Për LeBron James kjo është hera e dytë që shpallet sportisti i vitit, duke u bërë i dyti personalitet pas Tiger Woods që e arrin një gjë të tillë. Në mbrëmjen gala të Bruklinit u dha edhe çmimi për sportistin olimpik më të mirë të të gjitha kohërave, që i shkoi Michael Phelps, fitues i 28 medaljeve në karrierë në Lojërat Olimpike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>