Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Spitali i Strugës ka mungesë të mjekëve shqiptarë

Nga Media 0

Spitali i Strugës përballet me mungesë të personelit mjekësor. Situata është akoma më e rëndë sa i përket kuadrit shqiptar, i cili është larg përqindjes që parashikon Marrëveshja e Ohrit. Drejtori i spitalit thotë se nevojiten punësime të reja por problem të madh përbën largimi i mjekëve nga vendi për paga më të mira.

Gjendja më kritike paraqitet në repartin intern dhe pediatri. Nga spitali thonë se kanë nevojë për gjithsej 60 punësime, duke filluar nga mjekët, pastrueset dhe personeli tjetër mjekësor. Respektivisht nevojiten 12 mjekë sepse disa, edhe pse i kanë plotësuar kushtet për pensionim, edhe më tej shkojnë në vendin e punës, që mos të ballafaqohen me mungesa.

Nga spitali shtojnë se që para gjashtë muajve pranë Ministrisë së Shëndetësisë kanë dorëzuar kërkesë për punësime të reja dhe plotësimin e vendeve vakante për shkak të pensionimit apo largimit jashtë vendit, por se edhe më tej presin përgjigje.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1842116464058

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej