Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Spitali amerikan/ Prof. Dr. Philip Çaushaj dekorohet nga Presidenti i Republikës

Nga Ejona 0

 

Në kuadër të organizimit të dytë të Kongresit Mjekësor Ndërkombëtar nga Spitali Amerikan presidenti i republikës, Bujar Nishani, një javë më parë ka dekoruar në një ceremoni të veçantë Prof. Dr Philip Çaushaj me Dekoratën Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për promovimin e vlerave të shqiptarëve të suksesshëm, si Ambasador i përfaqësimit të atyre që kanë shkëlqyer si mjekë profesionistë dhe humanistë në botë”.

Presidenti Nishani ka falenderuar profesor Çaushajn për kontributin e tij të çmuar në forcimin e bashkëpunimit dhe promovimit të mjekësisë shqiptare jashtë kufijve të vendit tonë.

Profesor Çaushaj tashmë do të jetë pjesë e ekipit të mjekëve në Spitalin Amerikan “Në vlerësim të përmbushjes së misionit humanitar të profesionit të mjekut, atë të kurimit dhe të shpëtimit të jetëve njerëzore, të karakterizuar nga një ndërgjegje, përkushtim dhe profesionalizëm i rrallë”.

nishani2 nishani

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej