Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Spitali Amerikan 3, tashmë pranë jush!

Nga 27.al 0

Çeli dyert Spitali Amerikan 3, investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.

Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime në Spitalin Amerikan 3, në Rrugën Sabaudin Gabrani, pranë Fabrikës së Birrës.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej më shumë se nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 4 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.

Sot, kjo është strukturë edhe më e madhe spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të shërbimit dhe të perfeksionit: duke ju shërbyer pa dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj, me një staf të gjerë të kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë, me teknologjinë më moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron; aparatura, kushte dhe infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor me shërbime nga të gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, urgjencë 24 orë, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatria e më gjerë, si dhe arritje e suksese në disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë; si kirurgji, diagnostikim, terapi, trajtim etj.

Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani ju bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend, por mbi të gjitha vendi i duhur i rradhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>