Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Spiropali: Përdhunimi u përdor nga opozita, raste të tilla ndodhin edhe në vende të zhvillura

Nga Media 1

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka komentuar ngjarjen e Kavajës duke u shprehur se opozita se e përdori këtë ngjarje politikisht.

“E ndiej të nevojshme që të flas për rastin e të miturës në Kavajë, është një rast tmerrësisht i rëndë, i cili ka nevojë për të gjithë vëmendjen e Prokurorisë për t’u hetuar deri në fund. Të gjitha instancat dhe fajtorët të vihen para ligjit. Ama që ndodh me përdorimin e këtij rasti në teatrin e ulët politik që kemi parë këto ditë, e nuk po u besoja syve kur lexova deklaratën e Partisë Demokratike, është vetëm një dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar, që nuk nguron të përdorë edhe raste të tilla për ushqimin politik të ditës. Në rastin konkret, Policia e Shtetit në momentin që ka marrë denoncimin për rastin e minorenes së abuzuar, ka filluar menjëherë hetimin. Personat e përfshirë janë duke u hetuar nga Prokuroria, e jemi të sigurtë që ajo do të bëjë punën e saj, sikundër Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve e ka marrë vajzën nën kujdes psikosocial dhe shëndetësor”, tha Spiropali.

Sipas saj, raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende të tjera shumë të zhvillura, bëhen edhe filma me raste të tilla të tmerrshme me ndjeshmëri sociale, “ama kurrë një parti politike në këto vende nuk del ta përdorë rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin, shkaqet e pasojat, te qeveria e një vendi”.

Loading...

Komente (1)

  1. Më mirë të mos flasësh se sa të flasësh budallëqe

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej