Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Spineri, loja që po magjeps të rinjtë

Nga Rexhina Biba 0

Ajo është kthyer në një mani që po magjeps të gjithë të rinjtë. Loja “Spiner Nervoz” është konsideruar nga ekspertët si një mënyrë për të menaxhuar ankthin që nxënësit e shkollave dhe të rinjtë po përdorin . Lodra që rrotullohet në duart e fëmijëve është loja më në modë në SHBA, Britani të Madhe, por edhe në Shqipëri ka filluar të ketë përdorim të gjerë. “Spineri nervoz” është një pajisje e vogël që përshtatet në dorën tuaj. Zakonisht është i përbërë nga dy pjesë; pjesa qendrore që rrotullohet nga gishti dhe pjesa tjetër që merr shpejtësinë. Disa shkolla kanë ndaluar përdorimin e spinerit, për të mos tërhequr vëmendjen e nxënësve në ambientet shkollore. Industria ka shpërthyer gjatë muajit të fundit dhe ka krijuar një gamë të gjerë të llojeve të ndryshme të lodrës të cilat mund të gjenden në rrjetet sociale. Disa spinera janë të bërë nga pjesë e butë silikoni, të tjerë nga alumini, dhe disa janë plastike të ngjyrosura me bojë. Të gjithë lodrat “spiner nervoz” kushtojnë diku nga 10 dollarë deri në 20 dollarë , dhe versione më të përgjithshme në Amazon mund të shiten për gjysmën e kësaj shifre. Kjo lojë është renditur ndër gjërat më të shitura kohët e fundit në “Amazon”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej