Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

SPAK hap dosjet e mbyllura të ministrave e ish-ministrave

Nga Media 0

Prokuroria Speciale Antikorrupsion e nis punën me hetimin e 500 zyrtarëve të lartë të paditur nga KLSH e ILDKP.

Në muajin mars, nis punën Prokuroria Speciale Antikorrupsion, institucioni i ngritur bazuar në ligjin e reformës në drejtësi. SPAK do të hetojë zyrtarët e korruptuar e të inkriminuar dhe pritet të hapë të gjitha dosjet e mbyllura të politikës e krimit të organizuar në Shqipëri.

Procesi  nis me rihapjen e dosjeve që janë grumbulluar ndër vite në prokurori, ku përfshihen emra të ministrave e ish-ministrave të qeverive demokrate e socialiste. Pritet të rihapen për hetim rreth 500 dosje zyrtarësh të akuzuar si të përfshirë në afera korruptive. Do të hetohen çështjet që janë pushuar nga prokuroria por edhe ato për të cilat nuk ka zhvillime dhe janë stopuar hetimet por që nuk quhen dosje të mbyllura. Janë dhjetra dosje të zyrtarëve të lartë që kanë qeverisur vendin në qeveritë e majta e të djathta e për të cilët janë hapur çështje hetimore ndër vite. Janë mbi 500 zyrtarë të lartë, të cilët janë kallëzuar në prokurori për abuzime me detyrën, fshehje pasurie, abuzime me tenderat, etj. Nga këta vetëm më pak se 100 kanë përfunduar në gjykatë, apo ka pasur mbyllje të hetimeve, ndërsa pjesa tjetër i ka dosjet ende në prokurori.

Të parat dosje që pritet të happen nga SPAK janë ato që janë ghapur për shkak të hetimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Jnë qindra raste të hetuara e qindra zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të paditur në prokurori nga KLSH, për abuzime me fondet publike. Gjatë 3 viteve të fundit, KLSH ka paditur plot 402 persona, nga këta 159 vetëm gjatë 2015. Ndërsa ILDKP gjatë 2 viteve të fundit ka kallëzuar 158 zyrtarë për fshehje pasurie, nga këta 84 vetëm në 2015. Po ashtu ka disa dosje që ka hapur vetë hetime prokuroria, si për shembull ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, apo ish-ministrit të Transportit, Edmond Haxhinasto. Po ashtu të paditur janë dhe një sërë ish-ministra, të qeverisë Berisha. Rolin më të rëndësishëm në të dhënat me të cilat do të nisë punën SPAK, vijnë nga KLSH.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej