Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sot pashkët, besimtarët katolikë kremtojnë ringjalljen e Krishtit

Nga Ejona 0

Mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën kremtojne sot Pashkët.

Besimtarët shqiptarë u mblodhën në kishën “Shën Palit” per t’u bërë pjesë e meshës së shenjtë, e cila ka zgjatur deri në orët e vona pas mesnate.

Ndërkohë, ditën e djeshme Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra ka zgjedhur uroi besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve Katolike.

Massafra uron veçanërisht për Shqipërinë tonë të lirohet nga padrejtësitë, mendjemadhësitë dhe etjes prej pushtet, pasi këto gjëra shkaktojnë vetëm urrejtje dhe vrasje.

“Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, tha Masafra.

Në kalendarin e krishtërë, Pashkët janë festa më e rëndësishme, e cila simbolizon Ringjalljen e Krishtit.

Veza e kuqe është simboli i Pashkëve. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej