Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Sot kam zbuluar si mundi Hirushja, një copë shërbëtore, t’i prishte mendjen një princi

Nga Media 0

Nga Erion Kristo

Sot në ditën e të dashuruarve, zgjidha enigmën e një prej përrallave më të njohura të botës: HIRUSHJA. Gjithmonë më ka bërë përshtypje se si një copë shërbëtore mund t’i prishte mendjen deri në marrëzi një princi të kurorës. Po zgjidhja e misterit ishte kaq e thjeshtë. Ngjarja, në gjykimin tim, është reale. Pra, ka ndodhur disa herë që të mëdhenjtë të çiftohen me të vegjlit. Magjia ka ndodhur. Po ajo ka qenë magji e një lloji tjetër. Princi, që thoni ju, ka qenë pak pervers. Atij i pëlqeu era e këmbës së shërbëtores. Prandaj, ai bridhte me këpucë në dorë, nëpër fshatra e qytete, që ta gjente. Si thoni ju, a ka mundësi që një palë këpucësh të mos i gjendet një palë këmbë? Numrat e këmbëve janë të njëjtë, në kuptimin, që ka lloj-lloj numrash, brenda disa kategorive. Po era e asaj këpuce, ajo që shkaktoi dashurinë e princit, ishte vetëm e asaj shërbëtores, që bënte punë të rëndomta dhe i vinte këmba erë. Pra, sipas meje, nuk ka pasur as magji, as alkimi, po thjesht kimi. Ja ku u zgjidh dhe ky ekuacion. Ja e vërteta e dashurisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej