Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Sot i jepet lamtumira “Vallëtarit fluturues”, homazhet në Muzeun Kombëtar

Nga Media 0

Sot i jepet lamtumira e fundit “Vallëtarit Fluturues”, Rexhep Çeliku, i cili u nada nga jeta një ditë më parë, në  moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Homazhet për Mjeshtrin e Madh të skenës Rexhep Çeliku do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 – 13:00.

Vetëm katër ditë më parë Çeliku pati edhe shfaqjen e fundit në publik, ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej