Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sot heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, të dielën votohet për presidentin e ri

Nga Klodiana 0

Ditën e sotme Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore. Të djelën do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të vendit, në një moment tepër kritik për qeverinë e kryeministrit Zaev, e konsiderohen si sfida e radhës për të.

Në bazë të sondazheve të javës së kaluar, pritet që presidenti i vendit të zgjidhet në raundin e dytë, ku duket se do të kalojnë i zgjedhuri i Zoran Zaevit dhe partive shqiptare në aleancë me të, Stevo Pendarovski, si dhe Gordana Siljanovska, që mbështetet nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, të shumta janë skenaret sesi do të ndahen votat e kandidatit të Besës dhe Aleancës për Shqiptarët, Blerim Reka. Konsiderohet i mundshëm gjithashtu një bojkot nga ana e opozitës, nëse kandidatja Siljanovska do të ketë një diferencë të madhe nga Pendarovski në raundin e parë të zgjedhjeve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej