Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Sot finalja e Sanremos, Ermal Meta në garë për çmim

Nga Klodiana 0

Sonte është finalja e Sanremos dhe do të mësojmë nëse kantautori shqiptar Ermal Meta, do të fitojë çmimin e parë. Teksti i këngës së tij është konsideruar nga kritika italiane si teksti më i mirë i këngëve pjesëmarrëse në Sanremo 2017. Ajo që e bëri edhe më të pëlqyeshëm tekstin e Ermalit, ishte fakti se kishte elementë autobiografik

“Është një histori autobiografike por gjëja më e rëndësishme është që ta dëgjojnë të gjithë, dhe ndoshta mund të japë një sinjal shprese për dikë tjetër”, është shprehur artisti shqiptar për mediat italiane teksa komentonte këngën e tij.

Në natën e tretë të edicionit të 67 të Sanremos, Ermal Meta konkurroi në kategorinë ‘Kampioni’, ku zuri vendin e parë duke fituar çmimin ‘Cover 2017’. Meta këndoi këngën “Amara terra mia” të kantautorit të famshëm italian Domenico Mudugno. Artisti shqiptar konkurron për të dytin vit radhazi në festivalin e Sanremos. Në 2016 Ermal Meta u rendit i treti në kategorinë e të rinjve me këngën e tij ‘Odio le favole’ (I urrej përrallat).

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej