Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Sonte Tirana feston “Natën e Bardhë”…

Nga Rexhina Biba 0

Bashkia e Tiranës do të organizojë sot Natën e Bardhë duke sjellë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh kulturore artistike, si koncerte, ekspozita shfaqje cirku, që do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin e këngëtares së njohur italiane Giusi Ferreri.

Edhe Ministria e Kulturës i është bashkuar festimeve për Natën e Bardhë duke mundësuar hyrjen falas në disa institucione kulturore.

Parlamenti do të mbajë edhe sot dyert e hapura për qytetarët në orarin 17:00 – 21:00 të mbrëmjes.

Aktivitetet do të organizohen edhe në bashkitë e tjera të majta, ndërsa krerët e bashkive të djathta festuan Çlirimin një ditë më parë bashkë me festën e Pavarësisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>