Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Solidaritet” për fytyrën e nxirë të Edi Ramës

Nga Media 0

Hipokrizia më e madhe e prodhuar nga post-zjarri i Notre Dame, është pagesa e 100 mijë eurove nga taksat e shqiptarëve. Këto para po jepen vetëm për t’u përmendur emri Ramës, jo i Shqipërisë. Vendi më i varfër, i jep para shtetit që ka njerëzit më pasur të Evropës.

Ky nuk është solidaritet, se Franca nuk ka nevojë për paratë e vendit më të varfër në Evropë. Përkundrazi, ajo është fyerje për milionat e francezeve që po kontribuojnë për ringritjen e simbolit të tyre. Ka një shprehje popullore: Nuk mund të bësh sevap në xhami, kur nuk ke terezi në shtëpi.

Shqipëria ka shumë nevojë për ato para. Me aq para do siguroheshin kurat e dhjetëra të sëmurëve nga kanceri, që enden nëpër korridoret e spitalit pa marrë mjekim. Mund të shpëtohej jeta e disa fëmijëve të sëmurë me leuçemi. Mund të paguhej asistenca e dhjetëra familjeve në nevojë. Mund të bliheshin disa laboratore për shkollat profesionale, mund të financoheshin pagesat e universiteteve për mbi 300 mijë studentë, që nuk kanë mundësi ta paguajë dhe e braktisin shkollën për këtë arsye, duke marrë rrugët e emigrimit. Mund të restauroheshin disa kisha apo xhami.

Mund të ishin dëmshpërblyer dhjetëra fermerë të përmbytur, që qeveria rilindase edhe pse kanë kaluar mbi dy vite, nuk po i paguan për djersën e shkuar dëm.

Por karagjozi që kemi kryeministër do të bëjë show me paratë e shqiptarëve.

Po të ketë “ndjeshmëri” dhe “dashuri” për Notre Dame, të shesë vilat e tij të Surrelit dhe t’ia japë fondit të rindërtimit të Katedrales në Paris. Se si thonë fjalës tjetër popullore : Nuk mund të bëhesh xhymert me paratë e të tjerëve.

Taksat e bizneseve shqiptare, që vuajnë agoninë e falimentimit, kurrsesi nuk mund të përdoren nga Rama, për të “rregulluar” imazhin e tij dhe të qeverisë më të korruptuar në Evropë. Ai, imazh është i nxirë shumë më tepër se trarët e djegur të Katedrales së Parisit. Kjo qeveri po nxin edhe shqiptarët. Paaftësia qeverisëse, lidhjet me krimin e organizuar nuk mund të zhbëhen me 100 mijë eurot e taksave të shqiptarëve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej