Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

SMS nga Vaduzi… Balaj i kujton Pepen spanjollëve

Nga 27-shi 0

Pas fitores në Lihtenshtein, disa prej specialistëve tanë të futbollit nxituan të vlerësonin se ishte një 3 pikësh i marrë pa lojë, por sidoqoftë skuadra mbetet shumë entuziaste në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Bekim Balaj kujton golin ndaj Partugalisë në Aveiro, në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2016, kur mposhti Pepen me një kryevepër. Të djelën do të ketë përballë qendërmbrojtësin tjetër të Realit të Madridit, Serxhio Ramos, por e shfrenon fantazinë kur thotë se do ta ketë më të lehtë me Pikenë, pasi i duket mbrojtës më i dobët. Ndërsa Hysaj kërkon të fitojë bastin me Kajehon, i cili i ka thënë se duhet të merrnin një top tjetër, pasi atë të lojës nuk do të kenë shumë shanse për ta prekur. Më ndryshe Mavraj, që duket se është më me këmbë në tokë dhe kërkon një formacion dhe mënyrë loje të ngjashëm me përballjen ndaj Francës në Europian, në të kundërt mund ta pësojmë si Kosova me Kroacinë, po në “Loro Boriçi”. Jëmi në vendin e parë? Filozofi De Biazi thotë: “Viktimat numërohen në fund të betejës”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>