Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Sllovenia mund të jetë vendi i takimit të parë Trump-Putin

Nga Klodiana 0

trumpputin

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar paralajmëroi për Agjensinë e lajmeve Associated Press se vendi i tij mund të jetë vendi i takimit të parë të Donald Trump me Vlladimir Putin.

“Nëse SHBA dhe Rusia do të ndërmarrin iniciativën për një gjë të tillë, Sllovenia do të bëhet urë në mes të dy superfuqive,” theksoi Cerar.

Miro Cerar tha se të dielën e kaluar ka folur me Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melani dhe se ideja për këtë takim është lakuar gjatë bisedës.

“Melani më telefonoi dhe gjatë bisedës kemi folur edhe për mundësinë që presidentët Trump dhe Putin të takohen në Slloveni. Por deri më tani nuk kemi folur për vendimin përfundimtar,” theksoi Cerar për agjensinë amerikane të lajmeve.

Përkundër faktit që si anëtare e BE, Sllovenia i vuri sanskione Rusisë, ajo ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me Kremlinin, për çfarë dëshmojnë edhe dy vizitat e Vladimir Putinit në ish republikën jugosllave. Nëse kësaj I shtohet edhe “faktori Melani”, Sllovenia mund të përfitojë nga mbështetja e dy fuqive të mëdha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>